Kjo është shtëpia luksoze e ish deputetit drenicas (FOTO)

Në mes të fshtatit Gllanasellë të komunës së Drenasit qëndron shtëpia e ish deputetit dhe tani ambasadorit të Kosovës në Tiranë Ramiz Lladrovci. Nuk ka epitet tjetër që i shkon për shtati asaj çfarë ka ndërtuar në fshatin e tij të lindjes, Ramiz Lladrovci.
Për dallim nga  shtëpitë tjera të këtij fshati dallohet shtëpia luksoze e Ramiz Lladrovcit e cila karakaterizohet me anekse, pishinë e sila duket e  projektuar mirë nga arkitekti, transmeton Magazina.al..

Brenda “kalasë” së ambasadorit të Kosovës në Tiranë, është edhe një pub, ku mund të rrijnë mysafirët e veçantë të ish-deputetit të PDK-së.

Kurse në mes të oborrit ndodhet pishina që ditëve të nxehta të verës shfrytëzohet nga Lladrovci dhe anëtarët e tjerë të familjes.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT