Kjo është pozita që merr Sami Lushtaku në Komunën e Skenderajt

Kryetari në ardhje i Skenderajt, Fadil Nura ka thënë se nënkryetar i kësaj komune do të jetë Sami Lushtaku.

Në një prononcim për Indeksonline, ai ka thënë se këtë ia kanë thënë edhe elektoratit gjatë fushatës.

Ish deputeti i PDK-së thotë se janë duke pritur përfundimin e procedurave dhe pastaj duhet një kooridnim me ministrinë e Pushtetit Lokal për ta thirre seancën konstituive, ku ai do të nis punën edhe zyrtarisht si kryetar i kësaj komune.

I pyetur se ka në plan të ketë ndonjë partner në koalicion, Nura thotë se është i hapur për të gjithë, por ka numra të mjaftueshëm për të qeverisur i vetëm.

“Unë jam i hapur për të gjithë në kuptimin e asaj që me gjete një mundësi me qeverisë pse jo, por jo që kam nevoje për numra sepse kemi numra të mjaftueshëm për të qeverisur të vetëm”, ka thënë ai.

Kryetari në ardhje i Skenderajt, thotë se është i hapur për bashkëpunim edhe me Listën e Pavarur të Bekim Jasharit, gjithmonë në interes të qytetarëve të kësaj komune.

Kujtojmë se Fadil Nura ka arritur të fitoj garën për kryetar të Skenderajt qysh në raundin e parë. /Indeksonline/