pdk, kadidate te rinje

Mirjeta Rukolli  është kandidatja më re për deputete në Kuvendin e Kosovës, e cila është propozuar nga dega e PDK-së në Skenderaj, shkruan Drenica Press.

Mirjeta Rukolli, në këto zgjedhje do të garoj me numër 96 dhe është juriste me profesion.

Ajo vjen nga fshati Rezallë, ndërkaq ka vite që është pjesë e strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Skenderaj, si dhe anëtar e kryesisë së gruas dhe anëtare e këshillit drejtues.

PDK në këto zgjedhje po garon me emra të rinj për deputetë që në përqindje i bie 68 përqind si emra të rinj e në mesin e tyre është edhe juristja nga Skenderaj.

Kështu Mirjeta Rukolli si një kuadër i përgatitur profesionalisht e poashtu si një zë i të rinjëve të Kosovës pritet të jetë një emër kontributdhënës në të mirë të qytetarëve të Kosovës./DRENICA PRESS/