Kjo është fanella më e shitur në botë (Foto)

Si çdo vit, kompania e marketingut “Euroamericas” publikoi renditjen e fanellave më të shitura të futbollit në të gjithë globin.

Barcelona ka arritur t’ia rrëmbejë vendin e parë Real Madridit në këtë renditje. Në sezonin e kaluar “Los Blancos” ishin klubi që kishin shitur më shumë fanella nëpër glob, por këtë sezon katalanasit kanë shitur plot 3,637,000 fanella (të dhënat e fundit janë marrë në prill të këtij viti.

barca

Real Madrid ka zbritur në vend të 5-të në këtë renditje me 2,866,000 fanella të shitura. Atletico Madrid është ngjitur për herë të parë në “Top 10”, teksa “colchoneros” renditen të 8-t, vend që mbahej sezonin e kaluar nga Liverpool.

Klubi i Atletico-s regjistron 1,977,000 fanella të shitura, çka tregon edhe një herë rritjen e popullaritetit të një klubi që do të luajë finalen e dytë të Champions League brenda tri vitesh.

fanela

- Advertisement -

MË TË FUNDIT