Kuvendit të Republikës së Kosovës, i janë shtuar shumë figura të reja në ulëset e Kuvendit do të ulet edhe 22 vjeçarja nga Vushtrria Fjolla Ujkani.

Ujkani e cila ka kandiduar për deputete nga lista e Vetëvendosjes ka marrë vota të mjaftueshme për të qenë pjesë e legjislaturës së shtatë.

Ujkani e cila ka kandiduar për herë të parë në zgjedhje, mësohet jo zyrtarisht që ka arritur t’i mbledhë votat e mjaftueshme për të qenë deputete, raporton infokusi.

Ajo është 22 vjeçare dhe ka diplomuar këtë vit në departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Prishtinës.