Një grup militantësh që e kundërshtojnë ISIS-in dhe regjimin sirian kanë lëshuar një video në internet ku shihen mbi 1,700 ushtarë, një flotë e tankeve ushtarake dhe forcave speciale në një paradë impresive ushtarak, raporton Daily Mail.
Këta njerëz e quajnë veten Armata Islamike, një nga 60 fraksionet e rrebelëve brenda Sirisë, transmeton Indeksonline.
Qindra ushtarë të maskuar nga njësitet speciale kanë performuar aftësi të veçanta ushtarake, duke pandehur se ata janë grupi më i madh ushtarak që nga revolucioni sirian i vitit 2011. /Indeksonline/
- Advertisement -