Kjo është amerikanja që punon në Skenderaj (FOTO)

Mësuesja nga Amerika Erin Christine, e cila vjen nga Kalifornia  ka disa ditë që jeton dhe punon në Skenderaj, transmeton Drenica Press.

Ajo ka arudhur në Kosovë me 5 Qershor me 37 vullnetar tjerë përmes organizatës shtetërore “Peac Corpus” (korpusi i paqes) e formuar nga Xhon Kenedi me 1997 ku deri tani kjo organizatë ka përfshirë 130 vende te botës.

Ky mision ka për qëllim mësimin i gjuhës agleze në shkolla dhe qëndrimi në familje për t’i njohur kulturat e vendeve përkatëse, përkatësisht në këtë rast kulturën dhe zakonet e Drenicës.
 Erin do të qëndroj në Skenderaj dy vite dhe do të punoj mësuese e gjuhës angleze në shkollën fillore “Azem Bejta” në fshatin  Prekaz. Gjithashtu ajo mban kurse falas të gjuhës angleze për nxënës tanë.
Mësuesja nga Amerika është pasionante e udhëtimeve, vrapimeve dhe vizitave në vende të ndryshme, ku është e mrekulluar me bukuritë e Kosovës, duke vizituar çdo ditë bukuritë e vendit tonë./DRENICA PRESS/