Kjo është agjenda festive për Ditën e Çlirimit të Skenderajt

Është bërë e ditur agjenda me rastin e festimit të Ditës së Çlirimit në Skenderaj. Pikërisht me datën 18 Qershor Skenderaj feston Ditën e Çlirimit. Kjo komunë ka paraparë që agjenda e festimit për Ditën e Çlirimit të ketë këto aktivitete./drenicapress/

Më poshtë e keni agjendën e plotë:

Me  15/06/2015 në ora 11:00  Hapja e Ekspozitës me fotografi „Skenderaj krenaria ime“, e autorit Sefer Aliqkaj në           Sheshin  Adem Jashari.(Ekspozita qëndron e hapur deri më 18 qershor 2015)

Me 17/06/2015 në ora 16:00; Premiera e komedisë „Budallenjtë“ e Teatrit Kaqurrela në Q.K. Hasan Prishtina

Me 18/06/2015 në ora 09:00; Homazhe pranë shtatorës së Komandantit Legjendar Adem Jashari

Ora 09:15; Homazhe në Kompleksin Përkujtimor „Adem Jashari“ në Prekaz

Ora 09:40; Homazhe në Varrezat e dëshmorëve në Polac

Ora 10:00; Prezentimi i produkteve dhe eksperimenteve të nxënësve të Komunës së Skenderajt, në  Qendrën e  Kompetencës

Ora 12:00; Përurimi i Parkut të Qytetit „Idriz Rrecaj“

Ora 15:00-16:00; Ndarja e Mirënjohjeve për familje që kanë kontribuar për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

- Advertisement -

MË TË FUNDIT