Kjo drenicase është maturantja me fustanin më të veçantë deri sot

Unikja mbetet gjithmonë unike, kështu ishte mbrëmë drenicakja Liriana Hajdari e cila ngjasonte me femrat e Hollywood-it në tapetin e kuq.

Me fustanin e saj unik dhe me stil të veçant i bëri të gjithë përvete me nuancat të pakrahasueshme ngjyrë gështenje e kombinuar me ngjyrë të gjelbër e cila mbizotronte në të.

Drenicakja bukuroshe mahniti të gjithë me fustanin që përzgjodhi ta ketë në mbrëmjen e maturës së saj, e cila doli të jetë njëra ndër maturantet me unikate të qytetit të Drenasit,  shkruan Kosova Post.

Ajo se çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte seti fotografik i realizuar nga Selim Haskaj, gjë e cila e bëri të dukej edhe me në detaje përfeksioni i saj.

Në këtë sesion përveç bukurisë sharmante që posedonte maturantja, idea për fotosesion mbeti një nga gjërat që e bëri edhe me të mahnitshme nga ajo se çfarë kemi parë deri me tani.

Ndryshe, Për Liriana Hajdarin mbrëmja e maturës do të jetë një nga ngjarjet që nuk do të harroi kurrë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT