Kishte pak kohë që kishte filluar punë si kamerier, vdes 25-vjeçari shqiptar brenda lokalit

Një 25-vjeçar shqiptar në Verona të Italisë, ka humbur jetën ndërsa po punonte në një lokal.

Mediat italiane bëjnë me dije se i riu i identifikuar si Egzon Mile, ka rënë papritur në dysheme ndërsa po u shërbente disa klientëve që kishin ardhur në restorant, ku dhe për fat të keq ka humbur jetën.

Dyshohet se shkak për vdekjen ka qenë një arrest kardiak.

I riu kishte pak kohë që kishte filluar punë në lokalin që administrohej prej vitesh nga të afërmit e tij.

Edhe pse në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy ambulanca dhe helikopteri, nuk kanë mundur ta shpëtojnë 25-vjeçarin.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT