Kishte dhimbje koke, por mjekët zbulojnë misterin pas 44 vjetësh

Për rreth 44 vjet, ka pasur probleme të forta me frymëmarrjen dhe dhimbje të forta koke, por mjekët kishin dalë në përfundimin se gjithçka ishte një problem alergjik, të njohur si alergjia nga bari.

Në të vërtetë, Steve Easton, 51 vjeç nga Camberley, në Britani të Madhe, mbante gjatë gjithë kësaj kohe një trup të huaj në hundë.

Kur ishte i vogël, prindërit zbuluan se nga pistoleta e tij lodër, mungonte një gominë dhe për këtë Steve u dërgua në spital. Por mjekët, nuk zbuluan asgjë, e që atëherë i filluan edhe problemet.

E gjitha kjo deri para një muaji e gjysmë, kur 51-vjeçari, i bindur se kishte një mukozë të tepërt, operoi hundën dhe mjekët i hoqën gominën, e cila ishte aq e madhe sa një monedhë shkruan gazeta angleze “Mirror”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT