Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Gllumovë të Shkupit.
Televizioni SHENJA mëson se në Gllumovë në fakt ka ndodhur vrasje e katërfishtë.
Dorasi, Shaban Sulejmani fillimisht e ka vrarë vëllun e vet Avdylin, më pas edhe djalin e Avdylit Muminin. Më pas, ka vrarë edhe djalin e vëllaut tjetër, Arianin. Pas kësaj e ka vrarë edhe veten.
Gazetarja e Televizionit SHENJA ka intervistuar fqinjët e familjes Sulejmani, ku ka ndodhur vrasja e katërfishtë. Sipas dëshmitarëve, vrasësi ka qenë person me probleme të shëndetit mental.
Sipas banorëve, vrasja ka ndodhur kur viktimat kanë shkuar te dorasi për t’ia uruar festën e Fitër Bajramit. /SHENJA/
- Advertisement -