Të gjithë peshqit përmbajnë një parazit të njohur si diphyllobothrium. Zakonisht ky mikroorganizëm nuk është i rrezikshëm dhe aktiv kur peshku gatuhet për të paktën 15 sekonda në 62 gradë Celsius ose kur rri në ngrirje për të paktën shtatë ditë. Sipas revistës zyrtare të The College of Family Physicians of Canada, të gjitha restorantet që shërbejnë sushi duhet t’i ndjekin këto rregulla të shëndetit publik përndryshe njerëzit do të infektoheshin me këto krimba parazitarë.
Por është e vështirë për inspektorët që të verifikojnë nëse kjo masë është marrë, por fatmirësisht infektimi me diifilobotrium nuk rezulton fatal për jetën, por parazitët që merren nga mishi i kuq i pagatuar mund t’ju marrin jetën nëse arrijnë në tru.
Sipas Centers For Disease Control And Prevention, shumica e infeksioneve shkaktohen nga peshqit nga Hemisfera Veriore – Evropa, Amerika e Veriut, Azia etj. Peshqit nga këto rajone shpesh eksportohen në mbarë botën, që do të thotë se është tepër e rëndësishme që të bëni pyetje rreth origjinës së peshkut që po përdoret në sushin tuaj. Disa njerëz vuajnë prej vitesh nga simptomat e infeksionit nga këto mikroorganizma të quajtur diphyllobothriasis, pa realizuar realisht shkakun rrënjësor. Ky infeksion mund të shkaktojë mangësi të vitaminës B12, dhe shenjat e tjera paralajmëruese janë:
lodhje
Dhimbje barku
Humbje peshe
diarre
të vjella
marrje mendsh dhe të vjella
Dobësi e përgjithshme
pezmatim.