“Kina po na merr gomerët”, nuk do e besoni çfarë pasurie fshihet tek ata

Kinezët po kërkojnë gomerë nga e gjithë bota pasi kanë zbuluar se xhelatina e prodhuar nga ata është një përbërës kyç i një prej “lëndëve” tradicionale të preferuara të Kinës, e njohur si ejiao.

Kjo lëndë është përdorur për të trajtuar një sërë sëmundjesh, që nga ftohjet deri te pagjumësia.

Mediat e huaja kanë vënë alarmin që numri i gomerëve në botë është në rënie. Kjo pasi po humbet bujqësia tradicionale si pasojë e zhvillimit që po shkojnë drejt energjisë dhe industrisë së përparuar.

Sipas The Telegraph, statistikat shtetërore tregojnë se numri i tyre ka rënë nga 11 milionë deri në gjashtë milionë gjatë 20 viteve të fundit

E Kina tani është gjithnjë në kërkim të tyre nga Afrika për të rritur rezervat e saj, dhe po importon gomarë nga vende në të gjithë kontinentin. Por lulëzimi tregtisë është ballafaquar me disa pengesa.

Nigeria, kohët e fundit u bë shteti i fundit i Afrikës, i cili ka bërë ndalimin e eksporteve të gomarëve, pas një rritje të shitjeve drejt Kinës.

BUSINESS — , Donkeys on a farm owned by the Navarro County Sheriff’s Office in Navarro County, Texas on Friday, Sept. 2, 2011. KEVIN MARTIN/[email protected]

Zyrtarët qeveritarë kanë raportuar se 80,000 kafshë të tilla janë shitur gjatë këtij viti deri më sot, krahasuar me 27,000 në vitin 2015.

Në gusht, Burkina Faso e mori të njëjtin hap, pasi 45.000 gomarët u therën në gjashtë muaj nga një numër i përgjithshëm i tyre prej 1.4 milion gomarëve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT