Kim Mehmeti: Gjykata Speciale shenjë se Kosova nuk është ende shtet

Formimi i Gjykatës Speciale në Kosovë, sipas publicistit Kim Mehmeti, është shenjë se Kosova nuk është ende shtet.
Mehmeti, formimin e Gjykatës Speciale e ka quajtur si shnjë se Kosova nuk është shtet, dhe se formimi i saj është një mosbesim i institucioneve kosovare nga ana e ndërkombëtarëve, “Është një shenjë se Kosova nuk është shtet, sikur Kosova të ishte shtet, nuk do të kishte nevojë që dikush jashtë ti gjykoj dhe ti denojë ata ,bashkësia ndërkombëtare me formimin e Gjykatës Speciale në Kosovë, ju tha se ju nuk keni shtet, nuk keni gjyqësor,mirëpo ai gjyqësor mund të ju denoj juve,por me gjanat qe do i pastrojmë ne, do ta kemi Gjykatën Speciale dhe gjyqtarët tanë” tha analisti Mehmeti, duke shtuar se:
“Ksovarët duhet t’i nështrojnë një pyetje bashkësisë ndërkombëtare,pse gjithë ato investime për 11 vite dhe nuk ja dolët as një gjykatë vendore ta bëni,dhe as dhjetë gjyqëtar që mund t’i besonim,kjo është mosbesim ndaj institucioneve kosovare nga bashkësia ndërkombëtare”
Ai gjatë një debati që ka zhvilluar sot me studentët e Universitetit të Prishtinës në Fakultetin Filozofik, ka folur edhe për skandalin e fundit të përgjimeve në Maqedoni,ku tha se janë të përfshirë edhe politikanët shqiptarë të Prishtinës dhe Tiranës, “Përgjimet maqedoni dëshmojnë se partia që vie në pushtet, e ka pronë shtetin dhë bën qfarë të dojë” ndërsa ka thënë se pjesë e ketyre përgjimeve janë edhe politikanët e Prishtinës dhe Tiranës,dhe sipas burimeve të tij ata po i luten që të mos publikohen keto pëtgjime sepse siç tha “Ata e dinë çfarë kanë folur.”
Mehmeti tha se rinia në Kosovë, nuk meriton të udhëhiqet nga e kaluar dhe nga nerëzit e së kaluarës, “Kjo rini nuk meriton njerzit nga e djeshmja t’ia ndërtojnë të sotmen, nuk e meriton edhe ne qoftë se ata kanë luftuar kundër Miloseviçit”tha Mehmeti.
Ai e ka riperseritur se i vetmi, koncept i cili do të funksionte në Maqedoni, është ai i demokracisë konsensuale.
“Koncepti i demokracisë konsensuale shqiptare-maqedonase, koncepti multietnik nuk është ai që kerkon evropa në ballakna, por është ashtu siç është Zvicra.” tha Mehmeti, duke fajëjsuar partitë politike të cilat nuk po punojnë për interesat e shqiptarëve ne Maqedoni./Infodirekt.tv/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT