Kida në bashkëpunim me reperin gjerman Samra

Artistja shqiptare ka paralajmëruar projektin e ri për vitin 2021.

Orhidea Latifi e njohur si Kida në estradë ka zbuluar se ka gati këngën e re.

Këngëtarja publikoi një imazh në profilin e saj zyrtar në Instagram derisa i bëri tag edhe reperit gjerman Hussein Akkouche i njohur si Samra.

Kida po ashtu shkroi edhe një mbishkrim dhe siç duket ka ndarë rreshta nga kënga: “Nuk na keni parë kurrë por nuk mund të rezistojmë”.

Tutje edhe reperi ka publikuar një fotografi të tij në Instagram duke shkruar disa rreshta dhe i ka bërë tag artistes shqiptare ku kjo e fundit ia ka kthyer duke i shkruar se jemi të dy yje.

Ndërkohë, Kida nuk zbuloi detaje tjera rreth bashkëpunimit vetëm se i ka bërë tag duke shtuar kuriozitetin e fansave.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT