Kiçmari i VV-së i përgjigjet Agim Veliut që tha se oferta e Kurtit është joserioze

I ftuar të martën në Frontal në Televizionin T7, Sabri Kiçmari nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit në vend, me fokus në raportet LDK-Vetëvendosje dhe tentimet për marëveshje mes tyre, raporton Gazeta Express.

Ish ambasadori i Kosovës në Australi e Zelandën e Re, pohon se Lëvizja Vetëvendosje po tenton të krijojë zgjidhje.

‘’Po zgjat procesi i negocimit për tu përcaktuar për strukturat qeverisëse, në një situatë të tillë pothuajse bllokuese është në rregull të hulumtohet që të gjindet një zgjidhje për të dalë nga kjo bllokadë absurde. Nga informacionet që kam fjala është një ofertë e VV-së për të tejkaluar këtë ngërç, për të tejkaluar interesin partiak’’, ka deklaruar Kiçmari në T7.

Kiçmari ka folur edhe për përgjigjen e nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliut që të martën ofertën e VV-së e ka quajtur jo serioze.

‘’Lëvizja Vetëvendosje e ka menduar seriozisht këtë punë, është në mandatin e LDK-së ta trajtojë nëse kjo ofertë përplotëson pritjet e tyre për zgjidhje. Fjala bëhet për një ministri më shumë që do të ishte balanc, pas zgjedhjes së kryeparlamentarit nga VV-ja’’, ka thënë Kiçmari./GazetaExpress/

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com