KF Feronikeli vendos të ruaj mbi 80% të lojtarëve nga sezoni i kaluar

Sukseset të cilat i korri klubi i futbollit nga Drenasit, KF Feronikeli, duke hyrë kështu në histori të Drenicës si klubi i parë i cili arriti të fitoj dy herë radhazi kupën e Kosovës, si dhe kupën e Raiffeisen Superligës së Kosovës në Futboll, duket se i ka shtyre drejtuesit e klubit që të ulen dhe të fillojnë nga tani me planifikime për sezonin e radhës.

Në një mbledhje të mbajtur dje nga kryesia e klubit, e cila bëhet e diture se ka zgjat disa orë, është analizuar në tërësi kampionati 2014/2015, me çka të gjithë anëtarët e bordit u ndanë të kënaqur me ecurinë dhe sukseset e KF Feronikelit.

Sipas një njoftimi, i cili u bë publik përmes faqes zyrtare të KF Ferronikelit, bordi i klubit u dakordua që në sezonin vijues 2015/2016, të hynë më objektiva të çarta dhe shumë serioze që klubi të mbetët në këtë nivel që ka arritur.
Gjithashtu është vendos që skuadrën ta ruaj mbi 80 përqind nga sezoni i kaluar, ku dhe shumë shpejt pritet që të filloj me renovimin e kontratave si me shtabin teknik ashtu edhe me lojtarët. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT