KF Feronikeli shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-futbollistit Gashi

Klubi i futbollit “Feronikeli” ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish futbollistit, Fatmir Gashi.

Në njoftimin e klubit thuhet:

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Fatmir Gashit
E nderuara Familja Gashi, të nderuar miq e kolegë të Fatmir Gashit!
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe tanë, Fatmir Gashit.
Në emër të gjithë stafit, futbollistëve, dhe Kryesisë së KF Feronikelit, shprehim ngushëllimet më të sinqerta tek të gjithë ata që patën fatin ta njohin, Fatmir Gashin.
Fatmir Gashi ishte pjesë e KF Feronikelit gjatë viteve të 80-ta, duke kontribuar për klubin tanë në të gjitha mënyrat, si futbollist, e më pas duke punuar edhe me grupmoshat e reja.
Fatmiri do të mbahet mend si njeri i dashur, punëtor dhe mbi të gjitha i sinqertë e përkrahës për të gjithë.
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Me shumë respekt,
KF Feronikeli.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT