KF Feronikeli përkujton “Gladiatorin”: Triumf, ti je i gjallë

 

Klubi futbollistik, KF Feronikeli, ka përkujtuar ish-futbollistin, Triumf Shabanin, që ka ndërruar jetë sot një vit. Shabani ishte në fillimin e karrierës së tij, vetëm 20 vjeçar por vdekja e mori para kohe duke ia ndërprerë kështu ëndrrën në gjysmë.

Klubi, bashkëlojtarët dhe qytetarët e Drenasit sot flasin vetëm për të, për Gladiatorin e tyre, që edhe pse i ri bëri shumë për klubin, që këtë sezon fitoj të gjitha në futbollin kosovar.

KF Feronikekeli nëpërmjet një njoftimi ka thënë se klubi kurr nuk do ta harroj Triumfin, siq e quajnë ata “Gladiatorin” e tyre.

“Kujtimi për Gladiatorin e skuadrës tonë është i freskët, malli dhe krenaria na bëjnë sa të fortë aq edhe krenar që ai ishte pjesë e familjes tonë. Qytetaret e Dernasit dhe Klubi i Feronikelit gjithmonë do ta kujtojnë me mallë”, thuhet në njoftimin  e klubit.

Për nder të tij, Feronikeli zhvillon një ndeshje me Fushë Kosoven në Fushë Kosovë për ta bërë të paharruar emrin e tij.

Në anën tjetër edhe ish-bashkëlojtarët e tij, e kanë përkujtuar duke shkruar fjalë emocionues në Facebook.

Kështu kapiteni Lapidar Lladrovci ka thënë se iku një vit por dhembja dhe kujtimi për Triumfin nuk vdes kurr.

“Kaloi edhe një vit kur na la shoku ynë më i dashur Triumfi. Vitet kalojnë por dhimbja dhe kujtimi për ty nuk vdes, ishe një djalë shembullor, pa të meta, pa mendime negative, por djalë që rrezatojë pozitivitet dhe që na e ndreqje diten. Lum familja që të rriti e shoqëria që të patëm. Prehu në paqe o Engjull”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.

Portieri Granit Kolshi e ka patur të vështirë të shkruaj për Triumfin, duke thënë se s’ka fjalë ngushlluese që mund t’na largoj dhembjen për ty.

“Shumë vështirë qenka të shkruhet kjo letër përkujtimi për ty, ashtu siç është vështirë të pajtohemi me mungesën tënde. S’ka fjalë ngushëlluese që mund të na largojë nga dhembja e madhe për ty i dashur Triumf. Tash bëhet 1 vit që mbetëm pa ty, vit i pikëlluar, vit që gjithmonë do ta kujtoj me mall. Po përpiqemi të jetojmë me kujtimet e bukura që na le! Do të mbetesh përherë në zemrat tona”, është mesazhi i Kolshit.

Në diten kur Nikli u shpall kampion i Superligës, mesfushori Behar Maliqi, i’a ka dedikuar titullin e kampionit, futbollistit të ndjerë, Triumf Shabanit.

“Ai nuk ka vdekur, ai është në mesin tonë. Ky trofe dhe ky edicion i dedikohet atij”, pati thënë Maliqi.

Triumfi do të jetë një emër i veçantë për futbollin e Kosovës dhe sportistët do ta kujtojnë atë gjithmonë, duke marrë nga ai modelin e një të riu që punon shumë për suksese në jetën e tij në futboll dhe fusha tjera./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT