KF “Feronikeli”: matrapazët nuk do t’ia arrijnë qëllimin

Pretendenti për titull të kampionit të Kosovës në futboll KF “Feronikeli”, ka reaguar ndaj vendimit të Komisionit disiplinor e cila ka dënuar lojtarin e këtij klubi Xhevdet Shabani me tri ndeshje mos lojë, për shkak të një fjalosje në ndeshjen e fundit KF “Kosova e Vushtrrisë” – KF “Feronikeli”, e cila ndeshje përfundoj me rezultat 0-2.
Në këtë reagim të Feronikelit thuhet se ky vendit është jashtë çdo norme logjike dhe morale, këtë vendim e quajnë tendencioz, hakmarrje direket ashtu siç ka ndodh edhe herëve të tjera siç ishte rasti i Gerbeshit etj.
Ndër të tjera në këtë reagim, klubi i Feronikelit i ka kërkuar kryetarit të Federatës Fadil Vokrri si dhe Sekretarit Eroll Salihu, që kur jemi në prag të pranimit në UEFA dhe FIFA që mos të lejojnë që disa individë të dështuar duke ju referuar kështu  si “pazargjive” dhe “matrapazëve” te prishin imazhin e kampionatit dhe në fund të fundit le të fiton me i miri.
Ja Reagimi i plotë i KF “Feronikelit”
REAGIM
Bordi i KF Feronikelit reagon ashpër ndaj vendimit te Komisionit disiplinor pranë FFK-së ndaj vendimit te tyre për dënim ndaj lojtarit tonë Xhevdet Shabani me tri ndeshje mos lojë.
Ky dënim është jashtë çdo norme logjike dhe morale, kur dihet se kryetari i KD-së (komisionit diciplinor) është tendencioz dhe i njëanshëm ndaj klubit tonë, pasi që të njëjtin e kemi përjashtuar nga klubi kur ka qënë futbollist dhe kjo është hakmarrje direkte e tij ndaj klubit tonë siç ka bërë edhe herëve tjera si rasti i Gerbeshit etj.
Siç e keni parë në të gjitha mediat dhe krejt analistët e kane vlerësuar se kartoni i kuq ka qënë i tepërt se Shabani njohët si lojtar korrekt dhe fer, por kjo si duket nuk i ka mjaftuar matrapazëve dhe e kanë dënuar me tri ndeshje mosloje.
Sa për dijeni tuaj gjate tere lojës lojtaret si Statovci , Kera ,Rashica e Vokshi e kanë fyer në të gjitha format më te mundshme dhe me poshtëruese referin kryesor Selim Jusufi dhe anësore Imran Kabashin ( kjo shihet edhe ne incizime televizive dhe kjo vërtetohet me deklarata e lojtareve tanë ), dhe janë mjaftuar vetëm me karton të verdhe, por misionin e tij e kompletoj referi anësor Jakup Musolli të cilin turpi e përcjelltë gjatë karrierës së tij.
Gjithashtu ju bëjmë me dije së ne jemi te vetëdijshëm se lufta ndaj nesh ka filluar që nga xhiroja e parë në të gjitha format, por ne nuk do të ndalemi së djersa e vullneti i lojtareve është me i madh së i pazargjive te çajtoreve pranë FFK –së .
Ne kërkojmë nga kryetari Fadil Vokrri dhe Sekretari Eroll Salihu që kur jemi në prag të pranimit në UEFA dhe FIFA që mos të lejojnë që disa individë të dështuar te prishin imazhin e kampionatit në fund të fundit le të fiton me i miri, dhe nuk bëhët kjameti e as fundi i botes mu bërë kampion Ferronikeli.
Ju kujtojmë edhe njëherë pazargjive dhe matrapazëve që rrinë neper çajtore duke pritur së mos po ju paguan ndokush naj çaj dhe duke bërë pazar së cilin lojtar do ta përjashtojnë nga loja dhe cilin do te dëmtojnë së nuk do të ia arrinë qëllimit.
Ne kësaj radhe do të reagojmë në këtë formë ndërsa nuk i përjashtojmë edhe reagimet tjera pasi qe kemi bërë investime dhe nuk do te lejojmë qe djersa mundi dhe mundi i lojtareve te shkojnë huq për interes te matrapazëve te futbollit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT