KF Feronikeli, kryesia e klubit takohet me futbollistët

Skuadra e Feronikelit sot nga ora 16:00 e ka zhvilluar seancën e radhës në stadiumin “Rexhep Rexhepi” ku ishin të pranishëm edhe kryesia e klubit.

Presidenti, Ekrem Elshani dhe drejtori i përgjithshëm, Artan Berisha, para shtabit teknik dhe lojtarëve për rezultate e fundit u shprehen së nuk janë për t’u shqetësuar.

Feronikeli ka humbur tri takime radhazi, ndaj Prishtinës në Superkupë dhe ndaj Besës e së fundmi Gjilanit në kampionat.

“Kjo në futboll është normale”, ështe shprehur mes tjerash Elshani, njofton faqja e Feronikelit.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm Berisha, me humor u tha lojtarëve se e pret me padurim ta tërhjek shortin në garat evropiane.

Tutje, shtabi teknik i udhëhequr nga Afrim Tovërlani, i bënë një analizë lojës së djeshme me Gjilanin që skuadra e humbi 2:1.

Gjatë analizës në televizion, gjë të cilën e bëjnë pak klube të Superligës, përveç vërjtjeve në shumë prej rasteve të analizuara, ”Toki”, po ashtu përgëzoi lojtarët për angazhim dhe lojë të mirë, duke thënë së i dhimben pikët e humbura “kur ju luani kështu dominues përballë kundërshtarit”.

Pas analizesë e cila zgjati 45 minuta, radha ishte për një seancë të lehtë stërvitore.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT