KF Feniksi, fitues i turnirit “Rasim Kiçina”

Turniri tradicional “Rasim Kiçina”, si vitet e kaluara edhe në këtë vit ka përfunduar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ky turniri, i cili mbahet që 14 vite radhazi dhe është më i madhi në Kosovës, organizohet për nder të heroit kombëtar, Rasim Kiçina.

Edhe në këtë vit kanë marrë pjesë një numër bukur i madh i ekipeve, rreth 90 ekipe nga e gjithë Kosova, të cilat për 14 ditë radhazi na ofruan spektakël në Palestrën e Sportit në Drenas.

Në final arritën të shkojnë KF Feniksi dhe Dona Term.

Fitues i sivjetmë i Turnirit Tradicional Memorial “Rasim Kicina” u shpall KF Feniksi, i cili arriti të mposht Dona Term me rezultat 8 : 2. /drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT