Ka përfunduar takimi në mes të KF Istogut dhe KF Drenicës.
Drenica këtë takim e zhvilloj si mysafir në Istog. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të ekipit nga Skenderaj, nuk patën fat që në shtëpi të kthehet me një fitore apo me një barazim të mundshëm.
Golin e vetëm për Istogun e shënoj Besnik Krasniqi në minutën e 73’ të nga pika e bardhë, me të cilën gol edhe siguroj 3 pikë për Istogun.
KF Drenica aspak nuk u nda e kënaqur nga ky takim, pakënaqësitë e tyre kishin të bëjnë si me terrenin jo të mirë, ashtu edhe me penaltinë në favor të Istogut duke e quajtur “qesharake” këtë vendim të referit kryesor. /DrenicaPress/
- Advertisement -