KF Drenica ka nevojë për përkrahje, “Shqiponjat e Zeza” kërkojnë mobilizim

 

KF Drenicen e pret një ndeshje e vështirë nesër përball Prishtinës në “Bajram Aliu”.

Drinicës i duhen tri pikë për të siguruar pjesëmarrjen për sezonin tjetër në Superligë.

Tifozët e njohur nga Skenderaj “Shqiponjat e Zeza” kanë bërë thirrje për përkrahje sa më masovike për klubin sesër prej orës 15:00.

Thirrja e “Shqiponja të Zeza”:

“Drenica, si asnjëherë më parë ka nevojë për përkrahje, për të arritur tri pikë kundër Prishtinës në luftën për mbijetesë. Andaj, ftohen të gjithë ‘ Shqiponjat e Zeza’ dhe dashamirët e Kf Drenicës, që të mërkurën të jenë në numër masiv në përkrahje të skuadres drejt fitores. Mos mungoni. Drenica e meriton të mbetet në elitën e futbollit kosovar”, thuhet në njoftimin e tifogrupit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT