Këtu mund të shikoni nëse keni gjoba të papaguara të komunikacionit

Që nga viti 2018 qytetarët e Kosovës kanë mundësi të dinë saktë nëse kanë ose jo ndonjë gjobë në trafik.

Policia e Kosovës në korrik të vitit 2018 pati lansuar ueb-faqen e saj, ku me të dhëna qytetarët mund të shohin nëse kanë gjoba trafiku.

Të dhënat që duhet t’i shënoni janë shumë të thjeshta, pasi duhet vetëm emri, mbiemri, data e lindjes dhe numri personal.

Duke klikuar KËTU ju mund të shihni nëse keni ndonjë gjobë të papaguar.

Ndërkaq kujtojmë se Policia e Kosovës që nga viti i kaluar ndalon qytetarët edhe nëpër pikat kufitare, në rast se nuk i keni të paguara tiketat e trafikut.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT