KEDS njofton konsumatorët për ndërprerje të rrymës në disa vende për shkak të punimeve në rrjet.

Në rajonin e Drenasit do të ketë ndërprerje të rrymës në këto vende:

Në NS 220/10kV Drenasi do të ndërprehet:
Dalja 10kV Gllobari 2 (kodi: 16100028) prej orës 08:30 deri në ora 10:30
Vendet: Gllobar, Tërstenik, Palluzhë, Shtuticë dhe Bletar.
Arsyeja: Demontimi i transformotorëve të vjetër që janë në punë pa ngarkesë.