Këto ushtare ngritën temperaturat në Sheshin e Kuq të Moskës (Foto)

Presidenti rus Vladimir Putin, ka nxjerrë në sheshin e Moskës, edhe “ushtrinë me minifunde” gjatë paradës seksiste ushtarake, duke shpresuar se me këto imazhe do të trullos armiqtë e tij.

Ngjarja në Sheshin e Kuq të Moskës, këtë mëngjes shfaqi makina moderne ushtarake, por parada e grave ishte ajo që ua tërhoqi më shumë vëmendjen të pranishmëve, transmeton Telegrafi.

Femrat ruse 2

Pavarësisht faktit se janë munduar të reklamojnë aeroplanët luftarak, sistemet mbrojtëse raketore dhe armët bërthamore, ishin gratë ato që i rrëmbyen zemrën mijërave njerëzve.

Femrat ruse 3

Të veshura me funde deri në gjunjë, çizme të gjata dhe uniformë të bardhë, këto gra dukeshin tejet të lumtura që kishin arritur të jenë në qendër të vëmendjes. /Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT