Këto OJQ do të monitorojnë zgjedhjet në Drenas

Sot në Komunën e Drenasit po mbizotëron heshtje zgjedhore, nesër që nga orët e hershme të mëngjesit, qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri.

Ndërkohë bëhet e ditur se një rrjet iorganizatave joqeveritare do të monitorojnë zgjedhjet e ditës së nesërme. Organizatat që nesër do të marrin pjesë në monitorim të zgjedhjeve janë:

Çohu, Democracy Plus (D+), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Iniciativa Qytetare në Skenderaj (IQS), Iniciativa për Progres (INPO) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

- Advertisement -

MË TË FUNDIT