Këto janë takimet e sotme që mund të vendosin fatin e Shqipërisë për kualifikim

Kampionati Evropian i futbollit në Francë tashmë ka hyrë në fazën më interesante të garave.

Sot në program janë 4 takime, por vëmendja e gjithë tifozëve shqiptarë do të jetë e përqëndruar tek takimi Çeki – Turqi, takim ky që mund të jetë vendimtar për fatin e kombëtares shqiptare për kualifikim.

Dy rezultate nga kjo ndeshje ndihmojnë që të kryhet mbi 50% e punës në lidhje me kualifikimin, pra në rast të barazimit, apo edhe në rast të fitore së Turqisë me një gol dallim, kombëtares sonë i eliminohet një kundërshtar direkt nga vendi i tretë.

Matematikisht në lojë është edhe takimi Irlandë Veriore – Gjermani, por që në realitet duket si mision i pamundur, ngase këtu kryen punë vetm një fitore e gjermanëve me 5 gola dallim.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT