Sipas ligjit për rimëkëmbje ekonomike Paguhen nga ana e buxhetit të Republikës së Kosovës, pagat e punonjësve në sektorin privat për përiudhen tetor-dhjetor 2020 të cilët si pasojë e pandemisë COVID-19, janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhen jo me të vjeter se 3 muaj pas datës 29 shkurt e deri me 30 dhjetor 2020.

Disa nga kriteret që duhet plotësuar do të jenë:

Të jetë i deklaruar tek lista e punëtorëve në sistemin EDI të ATK-së

Të janë larguar apo pezulluar nga puna e tyre për periudhen jo me të vjetër se 3 muaj pas datës 29 shkurt e deri me 30 dhjetor 2020.

Të posedojë vendimin për shkputje të mardhënies së punës dhe të tjera ne rast se përditësohen nga Ministria e Financave

Aplikimi do të bëhet nga vetë qytetarët dhe jo nga bizneset.