Sot, kryetari Bekim Jashari, së bashku me ministrin në detyrë të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, nënshkruan 4 memorandume bashkëpunimi për realizimin e 4 projekteve në komunën tonë.
1. Rregullimi i Lumit Klina nga fshati Kuqicë deri në Skenderaj- 100 mijë euro;
2. Rrjeti i Kanalizimit Prekaz-Mikushnicë- 161 mijë euro;
3. Kanalizimi në BL Qirez-Likoc- 100 mijë euro;
4. Ndërtimi i mbikalimit në Klinë të Eperme”- 300 mijë euro.
Të gjitha këto projekte janë shumë të rëndësishme për qytetarët e Komunës së Skenderajt dhe rritjen e nivelit të mirëqenies së tyre.
Në emër të qytetarëve të Skenderajt, kryetari Jashari, falënderoj Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit për financimin e këtyre projekteve.
- Advertisement -