Këto janë fjalët e Valon Berishës pasi zgjodhi Kosovën

Valon Berisha ka vendosur ta përfaqësojë Kosovën duke e lënë Norvegjinë.

Mesfushori i talentuar i cili është pjesë e Red Bull Salzburgut do të vijë i vetëm te Kosova pasi vëllau i tij më i vogël Vetoni ka mbetur te Norvegjia.

Vetë Valoni në një intervistë për ‘VG.no’, ka treguar arsyeje pse zgjodhi Kosovën duke lënë Norvegjinë.

“Unë dhe familja ime kemi ndjenja të mëdha për Norvegjinë dhe Kosovën si dy vende që i duam shumë”.

“Dua të tregojë se me Kosovën jam i lidhur më shumë pasi tani është shtet i pavarur dhe kam familje të madhe atje që dua t’i bëjë krenar”.

“Ka qenë një vendim i vështirë por mendoj që është i drejtë”, deklaroi Valon Berisha.

23-vjeçari pritet të marrë një rol të rëndësishëm në mesfushën e Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/

Berisht

- Advertisement -

MË TË FUNDIT