Këto janë çmimet e derivateve për 48 orët e ardhshme

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin e çmimeve për shitjen e derivateve për 48 orët e ardhshme.

Sipas vendimit të kësaj ministrie, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 74 centë, për benzinë 1 euro e 63 centë, derisa për gazin 0.78 centë.

Krahasuar me çmimet e ditës së djeshme, nafta është liruar për 1 cent ndërsa benzina për 3 centë.

Çmimet vlejnë për sot dhe nesër, duke filluar nga ora 10:00.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT