Këto janë 6 tiparet e përbashkëta të njerëzve intelegjentë

Intelegjenca vjen në shumë forma. Albert Ajnshtajn, Uilliam Shekspir apo Marie Kjuri kanë pasur histori të ndryshme dhe kanë dhënë kontribute të veçanta, por janë disa tipare që njerëzit intelegjentë i kanë të përbashkëta.

1. Përshtaten lehtë
Njerëzit intelegjentë janë elastik dhe arrijnë të dallohen në mjedise të ndryshme. Ata janë të aftë që të tregojnë se çfarë mund të bëjnë, përkundër pengesave dhe kufizimeve. Nga kërkimet e mëhershme thuhet se intelegjenca varet nga të qenit në gjendje për të ndryshuar sjelljet tuaja, në mënyrë që të jeni të dobishëm edhe në mjedise jo shumë familjare për ju.

2. Janë të vetëdijshëm se nuk i dinë të gjitha
Njerëzit intelegjentë janë të vetëdijshëm se nuk i dinë të gjitha, prandaj ata nuk kanë frikë të thonë: “Nuk e di”. Nëse ata nuk e dinë një gjë, atëherë e mësojnë.

3. Janë gjithmonë kuriozë
Albert Ajnshtajn pati thënë: “Nuk kam ndonjë talent të veçantë, thjesht jam kurioz”. Ky pasion për kuriozitetin mund të jetë çelësi për intelegjencën tuaj. Ju mund ta praktikoni në jetën e përditshme, kur pasi të keni dëgjuar një prezantim, shkruani tre pyetje, edhe në qoftë se nuk e keni ndër mend t’ia parashtroni ato, atij që bën prezantimin.

4. Bëjnë pyetje të zgjuara
Dallimi kryesor mes njerëzve të mençur dhe gjithë të tjerëve është aftësia për të bërë pyetjet e duhura. Pyetjet që provokojnë për një çeshtje apo shtyejnë të tjerët të mendojnë për një gjë, janë po aq të rëndësishme sa përgjigjet. Pyetjet mund t’ju sfidojnë të menduarin dhe mund t’ju ndihmojnë të arrrini në zgjidhje të reja për probleme të vjetra.

5. Janë mendjehapur
Njerëzit e zgjuar nuk izolohen ndaj ideve apo mundësive të reja. Ata janë të gatshëm të pranojnë dhe të marrin në konsideratë pikëpamjet e të tjerëve, ndërsa janë të hapur edhe për zgjidhjet alternative, në rast se e atyre nuk është më e mira e mundshme.

6. Janë skeptikë
Edhe pse thuhet se skeptikët janë armiqtë e mendjehapurve, në të vërtetë këto dy tipare shkojnë dorë për dore. Çelësi është që të pranoni idetë e reja, deri në momentin kur ato mbështeten nga faktet.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT