Këto janë 12 vendet më të korruptuara në botë (Foto)

Sudani i Jugut, Rusia, Mianmar, Libia, Iraku, Guinea Ekuatoriale, Afganistani, Sudani, Republika e Afrikës Qendrore, Somalia, Korea Veriore, Republika Demokratike e Kongos, janë 12 vendet që janë listuar si më të korruptuarat në botë.
 E kjo, sipas një raporti nga Verisk Maplecroft, një kompani e parashikimeve, e cila ka identifikuar se në cilat vende ndodhin më së shumti praktikat korruptive, raporton Businessinsider, transmeton lajmi.net.

Kjo kompani Ekzaminoi ekonominë e 198 vendeve që nga muaji gusht të vitit 2012 deri në gusht të vitit 2014, bazuar nga Transparency International, Freedom House, si dhe nga Departamenti  Amerikan i Shtetit. Ata kuptuan se vendet në zhvillim në Afrikën Sub-Sahariane dhe Lindjen e Mesme vuajnë më shumë nga korrupsioni.

Përgjatë këtyre dy viteve, Verisk  gjurmoi pesë faktorë: Frekuencën e korrupsionit, periudha sa ka zgjatur korrupsioni, përhapja e korrupsionit, ashpërsinë e korrupsionit, si dhe aftësinë  e atyre që kryejnë korrupsion dhe  veprojnë pa u ndëshkuar.

Veçanërisht, kjo kompani kuptoi se 45 përqind  e vendeve konsiderohen në rrezik ekstrem për sa i përket korrupsionit e që janë të lokalizuara në Afrikë.

Përveç kësaj, nafta, gazi dhe firmat e minierave, janë bizneset më së shumti të  ekspozuara më shpesh ndaj  kërkesave për ryshfet, të cilat kanë  zvarritur disa vende të Lindjes së Mesme, prej tyre edhe Rusinë, në renditjen e fundit.

Punëtorë irakiane pranë një tubacioni në fushën e naftës Al Tuba në Basra, në juglindje të Bagdadit, 19 shkurt 2015

“Rreziku i korrupsionit është veçanërisht i përhapur në vendet me ekonomi të zhvilluar”, ka thënë Trevor Slack, një analist i rregullt në Veris Maplecroft. Sipas tij, faktorët, të tilla si i sundimi i dobët i ligjit dhe mungesës së kapaciteteve institucionale në këto tregje, i dobëson përpjekjet për të luftuar sistemet e thella të patronazhit.

Nga 198 vende, Verisk gjeti se 73 prej tyre janë në rrezik ekstrem për korrupsion, ndërsa 64 janë në rrezik të lartë, 38 në një rrezik të mesëm, përderisa 23 janë në rrezik të ulët.

Danimarka është listuar si vendi më pak i korruptuar, ndërsa Shtetet e Bashkuara u listuan në vendin e 23-të

- Advertisement -

MË TË FUNDIT