Këtë vit do të varrosen 90 viktima të identifikuara në Srebrenicë

Viktima më e vjetër që do të varroset këtë vit në varrezat e Potoçarit është Jusuf Smajloviç, i cili u vra në moshën 75 vjeçare

90 arkivolet me eshtrat e viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, të cilat këtë vit do të varrosen në varrezat e Qendrës Memoriale të Srebrenicës – Potoçari, në përvjetorin e 20 të gjenocidit në Srebrenicë më 11 korrik, u sollën në Departamentin e Patologjisë të Ndërmarrjes publike komunale të Visokos, ndërsa gjatë ditës pritet arritja edhe e 46 arkivoleve të tjera.

Përmes Departamentit të Patologjisë deri më sot kanë kaluar më shumë se 6,000 trupa të viktimave të gjenocidit të Srebrenicës. Në këtë departamenti ndodhen rreth 550 mbetje të paidentifikuara të viktimave nga pjesë të ndryshme të Bosnjës dhe Hercegovinës, jo vetëm nga zona e luginës Drina.

“Sa na përket neve, numri prej 136 viktimave të identifikuar dhe të përgatitura për funeralin në Potoçari është përfundimtar për këtë vit. Nuk kemi identifikime tjera të planifikuara për këtë vit”, tha zëdhënësja e Institutit për Personat e Zhdukur të Bosnje dhe Hercegovinës, Lejla Çengiq.

Viktima më e vjetër që do të varroset këtë vit në varrezat e Potoçarit është Jusuf Smajloviç, i cili u vra në moshën 75 vjeçare, këtë vit do të varroset edhe Ismet Mehmedoviç me tre bijtë e tij: Fikretin, Rifetin dhe Salihun.

“Kësaj familje i është vrarë i tërë brezi. Viktimat më të reja janë 16-vjeçarë, tetë prej tyre u vranë së bashku me baballarët e tyre. Në disa raste, baballarët janë varrosur më parë, ndërsa në fillim të këtij viti 16-vjeçarët do të varrosen pran baballarëve të tyre”, tha Çengiq.

– Këtë vit do të varrosen edhe 18 të miturit, në mesin e viktimave është edhe 31 vjeçari Sasha Hidiq.

Në Qendrën Përkujtimore të Potoçarit nga viti 2003 deri në vitin e kaluar u varrosën 6,166 viktima të gjenocidit të Srebrenicës, si dhe 75 persona që nuk ishin viktima të gjenocidit, por për të cilët familjet dëshironin të varroseshin pranë të afërmeve të tyre.

Gjenocidi kundër boshnjakëve në Srebrenicë, i kryer nga ish-ushtria e Republikës Srpska, entitet në BeH, nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç, tani i akuzuar nga gjykata e Hagës për gjenocid dhe krime lufte, ku në vitin 1995 u vranë më shumë se 8,000 njerëz. /trt/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT