Këtë verë do të nënshkruhet marrëveshja e Stabilizim-Asociimit

Ministri i Integrimit Bekim Çollaku tha se të gjithë personat që ikën nga Kosova do të kthehen në vendlindje. Ikjen masive të qytetarëve e quajti alarmante, derisa u shpreh optimist se këtë verë do të nënshkruhet marrëveshja për Stabilizim-Asocimin.
Tha se qytetarët nga Kosova kanë ikur edhe vitet e kaluara, por treni i fund-vitit të kaluar ishte alarmant. Tha se të gjithë ata kosovarë që kanë lënë vendin e kanë kuptuar se nuk kanë asnjë mundësi tjetër përveçse të kthehen në atdhe.
“Çfarë do të bëjmë me ata që kanë lënë Kosovën dhe që kanë ikur nga vendi? Është gjë që dihet dhe tashmë ata e kanë të qartë se shtetet anëtare ku ata kanë emigruar ju kanë bërë të qartë se nuk kanë azil për ata dhe të njëjtit në përputhje me marrëveshjet për riatëdhesim do të kthehen në Kosovë dhe do të vazhdojnë punën dhe jetën aty ku e lanë”, tha Çollaku në emisionin ‘Zona B’ në Klan Kosova.
Ndërkohë Çollaku tha se pret që MSA’ja të nënshkruhet këtë verë, edhe pse pranoi se mund të ketë komplikime, nga vendet e BE’së që nuk e kanë njohur Kosovën.
”Në qoftë se nuk do të ketë asnjë komplikim tjetër në Komisionin Europian dhe nga shtetet anëtare”, tha Çollaku.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT