Është koha e mbrëmjeve të maturës dhe shpenzimet janë shumë të mëdha për të blerë fustane për vajzat.
Ka shumë familje në kushte të vështira ekonomike, por që për këtë natë të rëndësishme për vajzën apo djalin e tyre, duhet siguruar së paku 100 euro për veshje.
Një emër i njohur në fushën e modës është edhe stilistja nga Drenica, Emë Imeri.
Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë me dije se ka vendosur që një fustan do t’ia dhuroi një vajze që nuk i ka kushtet e mira material për ta blerë!
- Advertisement -