Këtë e bëjnë vetëm gjermanët (video)

Skuadra e Mainz ka bërë një shembull të mirë për botën e futbollit. Lojtari i kësaj skuadre, Elkin Soto pak ditë më parë kishte paralajmëruar ndarjen me skuadrën pas 8 vitesh të kaluara me Mainz.
Por në njëren nga ndeshjet e tij të fundit në karrierë, Soto ka thyer këmbën në ndeshjen ndaj Hamburger. Pak minuta pas lëndimit të rëndë që do ta lë jashtë për 8 muaj, Mainz ka njoftuar se lojtarit do ti ofrohet kontratë e re me skuadrën, raporton Indeksonline.
Soto kishte në plan të përfundonte karrierën në Kolumbi, por që oferta e re e Mainz pritet ta bindë atë të jetë në këtë skuadër edhe për një edicion.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT