Këta persona garojnë për pozitën e drejtorit të KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës, para një muaji, kishte hapur konkursin për drejtor menaxhues të kësaj korporate, pozitë të cilën që nga viti 2008 e mban Arben Gjukaj. Tani në garë për këtë post, janë 24 emra. Cili nga ta do të arrijë ta marrë pozitën që për 10 vjet e mbajti Arben Gjukaj. A do të ketë përplasje mes partive të koalicionit për ta ‘rrëmbyer’ këtë pozitë…? Kush është Arben Gjukaj?

Konkursi ishte i hapur deri më datë 20 prill 2018. Drejtori i ardhshëm menaxhues, do të ketë mandat 5 vjeçar.

Periskopi ka pasur qasje në emrat e kandidatëve për këtë pozitë, ku në një listë prej 24 sosh, duket një garë tejet e ashpër për postin kryesor për menaxhimin e KEK’ut.

Lista e emrave që kanë kandiduar për drejtor të KEK’ut, në vijim:

1.Besnik Hyseni

2.Agron Haxhiu

3.Shkumbin Bozhdaraj

4.Ilmi Azemi

5.Hymret Mydyti

6.Arsim Gjinovci

7.Mehmet Krasniqi

8.Istref Klinaku

9.Idriz Blakaj

10.Nexhat Kryeziu

11.Irfan Fejzullahu

12.Adil Januzi

13.Selatin Sadiku

14.Ali Krasniqi

15.Naser Rusinovci

16.Enver Gashi

17.Fatmir Shahini

18.Burim Maraj

19.Agim Millaku

20.Gazmend Amaxhemaj

21.Isak Kerolli

22.Agron Haxhiu

23.Lorik Haxhiu

24.Habib Basholli

Kush është Arben Gjukaj – njeriu që u ‘mbijetoi’ disa koalicioneve

Arben Gjukaj është drejtori i vetëm i një kompanie të madhe publike, i cili iu ka mbijetuar të gjitha koalicioneve qeveritare, shkruante Jeta në Kosovë, në një profil që ia kishte bërë Gjukajt.

Arben Gjukaj ishte zgjedhur drejtor i KEK’ut gjatë koalicionit qeverisës LDK-AAK, kur në krye të Bordit të Drejtorëve të kompanisë ishte ministri i atëhershëm i Energjisë nga radhët e AAK’së, Et’hem Çeku.

Gjukaj u avancua në pozitën e drejtorit menaxhues, prej nga nuk lëvizi as gjatë mandatit të Qeverisë Thaçi 1 dhe 2.

Kur  Gjukaj ishte pyetur lidhur me afërsinë e tij, me atëherë kryeministrin Hashim Thaçi (tani president), ai kishte mohuar një gjë të tillë. Ishte i njohur rasti i avancimit në KEK, të kushëririt të Thaçit, Nijazi Thaçi, gjë të cilën, Gjukaj kishte mohuar se e kishte bërë.

Gjukaj pati telashe edhe me ligjin…

Drejtori i KEK’ut, Arben Gjukaj, është në mesin e të akuzuarve për tenderin 6 milionë euro të sigurimit fizik të objekteve të KEK’ut.

Në këtë rast gjyqësor Esat Tahiri dhe Milazim Lushtaku akuzohen për veprën penale mashtrim, ish- drejtori i prokurimit, Driton Pruthi; drejtori i KEK-ut, Arben Gjukaj; ish-kreu i OSHP-së, Hysni Hoxha akuzohen për keqpërdorim të pozitës ose autorizimit zyrtar, ndërsa kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, akuzohet për shtytje në keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar më 5 tetor 2012, ndërsa aktakuza ishte ngritur më 16 janar 2015.

Ndryshe, Korporate Energjike e Kosovës është ndërmarrje publike dhe në strukturën e saj përfshihen minierat e thëngjillit, njësitë gjeneruese të termocentraleve Kosova A dhe B, financat dhe kontabilitetin, shërbimet e korporatës dhe auditimin e brendshëm.

Në njoftimin e KEK-ut thuhet se kjo kompani aktualisht realizon të hyra vjetore prej rreth 150 milionë €.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT