Këta janë yjet që mund t’i transferojë Reali gjatë verës

Goal.com ka publikuar listën e lojtarëve që mund t’i transferojë Real Madridi gjatë verës

Skuadra e Real Madridit do të ketë të drejtë të transferojë lojtarë gjatë afatit kalimtar të verës.

Gjykata e Arbitrazhit sportiv (CAS) sot ka reduktuar dënimin e Los Blancos, e cila ishte dënuar me mostransferimin e lojtarëve për dy afatet kalimtare.

Pas vendimit të CAS-it, Goal.com ka publikuar listën e lojtarëve që mund t’i transferojë Real Madridi gjatë verës.

Fjala është për: Ricardo Rodriguez (Wolfsburg), Pierre-Emerick Aubameyang, Ousmane Dembele, Marco Reus, Julian Weigl (Borussia Dortmund), David Alaba (Bayern Munich), Eden Hazard (Chelsea), David De Gea (Man Utd), Marco Veratti (PSG), Sergio Aguero (Man City), Thibaut Courtois (Chelsea), Julian Draxler (Wolfsburg) dhe Gelson Martins (Sporting).