Këta janë tre lojtarët e Chapecoenses që mbijetuan – dy të martuar, njëri ende nuk ka luajtur për skuadrën (Foto)

Në aksidentin tragjik të rrëzimit të aeroplanit në Kolumbi, nga gjashtë të mbijetuarit, tre janë futbollistë të Chapecoenses.

ALAN RUSCHEL

Alan Ruschel ishte i mbijetuari i parë që i zbulua pas rrëzimit

Ruschel, i cili është i martuar me gruan Alissen, u gjet në pjesët e aeroplanit që u rrëzua rrugës për në Medellin. 27-vjeçari iu bashkua Chapecoenses në formë huazimi njëvjeçar nga Internacionali.

Ai ka lindur në Taquara dhe kjo është hera e dytë që luan për Chapocoenses, pasi ka luajtur edhe në vitin 2013.

JACKSON RAGNAR FOLLMANN

Portieri Jackson Ragnar Follman shpëtoi nga vdekja pasi u ndihmua nga ekipet emergjente

Braziliani 24 vjeçar u shpëtua nga ekipet emergjencës menjëherë pas Ruschel, ndërsa thuhet se është në gjendje kritike, njofton Telegrafi.

Ai nuk ka luajtur ende për Chapecoenses. Portieri tjetër, Danilo u gjet i gjallë, mirëpo vdiq menjëherë nga plagët e marra.

ZAMPIER HERMITO HELIO NETO

Mbrojtësi i Chapecoenses, Neto, është i treti që shpëtoi

Mbrojtësi 31-vjeçar ishte i fundit nga lojtarët që u shpëtua. Neto, i cili është i martuar me gruan Simone, ka kaluar dy sezone te klubi brazilian.

Ai ka luajtur për gjigantin brazilian, Santos, ndërmjet viteve 2013 dhe 2014. /Telegrafi/
- Advertisement -

MË TË FUNDIT