Këta janë ish-ministrat e kaluar të njohur për ryshfet ndaj bizneseve në Kosovë

Ryshfeti në Qeverinë e Kosovës kishte shkuar edhe deri te armata e zëvendësministrave.

Qeveria Haradinaj njihej si qeveria që kishte gati 80 të tillë. Musa Cena, njëri nga ta. Sipas aktakuzës më 12 tetor 2018, në Prishtinë, Cena, në pozitën e zëvendësministrit të Zhvillimit Rajonal, së bashku me Nusret Shalën, shef i Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec, i patën kërkuar Afrim Berishës, fillimisht shumën prej 30.000 euro, shumë të cilën më pas e zbresin në 25.000 euro si ryshfet. Cena u dënua me 6 muaj burgimme kusht.

Për çudi për tentim për ti dhënë ryshfet një policit të Kosovës, në vlerë vetëm prej 10 eurosh, edhe një qytetar në regjionin e Pejës, është dënuar me të njëjtën masë si Cena që akuzohet se kërkoi afro 30 mijë euro.

Dy të dyshuarit, zëvendësministri Musa Cena dhe shefi i Drejtorisë së Bujqësisë në Rahovec Nusret Shala, kishin bërë presion të vazhdueshëm te i dyshuari tjetër Hazër Shehu, pronar i kompanisë konsulente “Gentle Research” që t’i marrë paratë nga i dëmtuari Afrim Berisha, pronar i kompanisë “Bylmeti KS”.

Kështu nën presionin e zëvendësministrit Cena dhe të të dyshuarit tjetër Nusret Shalës, i dyshuari i tretë, Hazër Shehu ishte takuar me të dëmtuarin Afrim Berisha, ku i kishte treguar për vlerën të cilën po e kërkonin Cena dhe Shala. Mirëpo pronari i kompanisë “Bylmeti KS” kishte deklaruar se kjo shumë ishte e madhe dhe kjo i ishte përcjellë Cenës e Shalës përmes të dyshuarit Hazër Shehu. Takimi mes të dyshuarve kishte vazhduar prapë, por tash në “Herta Center” në Fushë Kosovë, ku Nusret Shala i kishte thënë Hazër Shehut se pranon të zbresë shumën e ryshfetit nga 30 mijë në 25 mijë euro. Madje kjo pagesë ishte mundësuar të bëhej me dy këste, kësti i parë në vlerë prej 15 mijë eurosh ishte caktuar të bëhej deri më 18 tetor të këtij viti, ndërsa shuma prej 10 mijë eurosh do të bëhej pasi të nënshkruhej kontrata.

Është një histori për një krim që i ka kapluar institucionet e Republikës në nivel shqetësues. Flasin ata që janë marrë direkt me luftimin e korrupsionit. Ata që e monitorojnë sistemin e drejtësisë. Edhe ata që u përmenden si të përfshirë në korrupsion. Ata që i mbrojnë bizneset e edhe ata që i mbrojnë të akuzuarit. Është një histori për një shtet kur ryshfeti mund të jetë edhe mënyra më e shpejtë për të kryer punë/InsajderiInDoks

- Advertisement -

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

MË TË FUNDIT