Supozohej që derën e familjes Sulejmani ta vizitonin dashamirët, për të shkëmbyer urimet e festës së Fitër Bajramit. Por në vend të kësaj, kjo familje ka hapur të pame, për katër jetët e një oxhaku të shuara për një ditë.
Kështu dukej dita e sotme për familjen nga Gllumova pas tragjedisë që përjetoi dje. Farefis, fqinj e bashkëfshatarë, të njohur e të panjohur po ndajnë dhimbjen me ata që përcjellin sot më të dashurit e tyre.
Pas faljes së namazit të xhenazes në Xhaminë e Gllumovës, Avdyli, Mumini, Ariani dhe Shabani u përcollën për në banesën e fundit.
- Advertisement -