Këta janë dy kandidatët që garojnë në raundin e dytë për President të Kroacisë

Afërsisht 90 përqind e votave të raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Kroaci janë numëruar.

Nga të dhënat asnjëri prej kandidatëve nuk ka mundur që të fitojë mbi 50 përqind të votave, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Pas dy javësh – në raundin e dytë në garë do të jenë, presidentja e tanishme, Kolinda Grabar-Kitaroviq që ka fituar 27 përqind me Zoran Milanoviq që ka fituar tre përqind më shumë.

I treti nga numërimet shihet se është Miroslav Skoro me 24 përqind.

Raundi i dytë i zgjedhjeve për President të Kroacisë mbahet pas dy javësh.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT