Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i ka kërkuar Presidentes Vjosa Osmani shkarkimin e të gjithë ambasadorëve, të cilët janë të emëruar politikisht.

Gazeta Online “Reporteri.net” ka mësuar se bëhet fjalë për 12 ambasadorë.

Të liruarit nga detyra, e që mbanin postin e ambasadorit, janë: Beqë Cufaj në Gjermani, Nait Hasani në Shqipëri, Arbër Vllahiu, Lirim Grejqevci , Shpend Kallaba, Gezim Kasapolli, Avni Kastrati, Gjergj Dedaj, Hajdin Abazi, Ylber Hysa, Avni Arifi e Amir Ahmeti.