Këta janë 5 deputetët e Kosovës nga Skenderaj dhe 1 nga Drenasi

Zgjedhjet e 14 shkurtit sollën befasira në skenën politike kosovare.

Nga gjithsej 58 deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, asnjëri nga kandidatët e rajonit të Drenicës në këtë listë (Hysni Mehani, Blerim Gashani dhe Enver Dugolli), nuk arritën të marrin vota të mjaftueshme për të zënë një vend në grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend, shkruan drenicapress.info

E dyta për nga numri i deputetëvë doli Partia Demokratike e Kosovës me 16.900% të totalit të përgjithshëm. Në legjislaturën e ardhshme, PDK pritet të përfaqësohet me gjithsej 19 deputetë.
Edhe pse pati një numër të madhë të kanidatëve nga rajoni i Drenicës, sipas listave të deritanishme, nga Drenasi do të shkon vetëm Ferat Shala.

Ndërsa komuna e Skenderajt pritet të përfaqësohet me Mërgim Lushtakun, Bekim Haxhiun- Kamishi, Ganimete Musliu, Blerta Deliu Kodra dhe Fadil Nura, njofton DrenicaPress

E treta për nga nurmi i votave doli Lidhja Demokratike e Kosovës, pasuar nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës, në listat e të cilave nuk arriti asnjë kandidat nga rajoni i Drenicës t’i fitoj votat e mjaftueshme për një ulëse në Kuvendin e Kosovës. /DrenicaPress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT