Kështu kopjohet në Indi, familjarët e studentëve ngjiten mureve të shkollave (Foto, video)

Fotografitë tregojnë pamjet shokuese që po ndodhin në Bahar të Indisë. Qindra njerëz duke u ngjitur mureve të një salleje ku po mbahej një provim në një prej distrikteve të Biharit, Vaishali, po tentonin të ndihmonin nxënësit që po mbanin provimin.

Njerëzit që po ngjiteshin mureve ishin familjarë dhe shokë të nxënësve që po iu nënshtroheshin provimit pranues për klasët e dhjeta.

Sipas medieve indiane ata po tentonin të ndihmonin nxënësit me letra kopjimi dhe mjete të ndryshme.

Kjo dukuri nuk është duke ndodhur vetëm në Bihar. Njëjtë është duke ndodhur nëpër gjithë Indinë. Ministria e Arsimit dhe autoritetet organizuese të provimit thonë se nuk na ka mbetur gjë tjetër përpos t’i përshtatemi rrethanave.

Autorietet policore thonë se kishim provuar disa herë për të ndalur këtë dukuri të kopjimit masiv që po ndodh në Indi, por studentët dhe disa nga përcjellësit e provimit organizuan protesta të dhunshme.

Sipas autoriteteve organizuese, më shumë se 1.4 milionë nxënës po iu nënshtrohen këtij provimi në Indi.

Provimi që filloi të mbahej më 17 Mars, po mbahet në gjithsej 80.000 qendra shkollore në Indi.

Ministri i Arsimit në Indi, Shahi tha se “Qeveria jonë nuk munt të ndal kopjimin masiv gjatë provimit”. Sipas tij kjo është një sfidë tepër e madhe për vendin tonë, pasi do të rezultonte më kundërefekte të tmerrshme nga studentët dhe familajrët e tyre.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT