Kështu duket qyteti Kharkiv pas bombardimeve ruse me artileri të rëndë

Forcat ruse kanë rritur agresivitetin ditëve të fundit, duke bombarduar edhe civilët në Ukrainë.
Banorët e qytetit të dytë më të madh në Ukrainë, Kharkiv, gjatë ditës së djeshme dhe të sotshme janë përballur me bombardime të shumta nga forcat ruse me artileri të rëndë.

Një zonë e banuar është bombarduar gjatë ditës se djeshme në Kharkiv, ku kanë mbetur nëntë civilë të vrarë, mes tyre tre fëmijë si dhe 37 të tjerë të lënduar.

Mediat e huaja kanë publikuar disa fotografi nga vendngjarja pas sulmit.

Në fotografitë e publikuara, dëshmohet dëmi i madh që është shkaktuar. Hapësirat e banimit janë shndërruar në gërmadha, të cilat reflektojnë një pamje të trishtë dhe të dhimbshme.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT